Ja si të ndaloni opsionin “seen” në Facebook

Autori:Avdyl Pajaziti

Bisedat zënë pjesën më të madhe të kohës, kur merremi me rrjetet sociale, por të gjithë hasemi me biseda të padëshiruara. “Facebook” ka vendosur t’iu shpëtojë nga personat të cilëve nuk detyroheni t’iu përgjigjeni.

Vite më parë ne kemi mundur të bisedojmë pa e ditur nëse një person e ka lexuar mesazhin, por kur “Facebook” nisi përdorimin e funksionit ‘seen’, çdo përgjigje është thuajse e detyrueshme.

183242

Nëse doni t’i injoroni mesazhet apo jeni i zënë dhe nuk dëshironi që të pengoheni, ekziston një mënyrë e re për të ndalur funksionin ‘seen’, në mënyrë që të tjerët të mos e dinë nëse e keni lexuar apo jo mesazhin.

Ju mund shkarkoni programin “Facebook Unseen” për Google Chrome. Instalimi i tij bën të mundur që personi që iu shkruan, të mos shikojë nëse ju e keni lexuar apo jo atë.

183241

Ndërsa nëse doni të njëjtën gjë për “Facebook”-un e instaluar në celularin tuaj, atëherë shkarkoni aplikacionin “Unread”

Ky aplikacion bën të njëjtën gjë, vetëm se nuk mund ta përdorni atë për të dërguar mesazhe, por vetëm për t’i kontrolluar ato.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-si-te-ndaloni-opsionin-seen-ne-facebook/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala