Ja si të ndaloni autoplay të videove në Facebook (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Videot që luhen automatikisht në faqen e të rejave në Facebook mund të jenë të mërzitshme dhe duke ua shpenzuar internetin e celularit. Mësoni më poshtë se si ta ndalni këtë veçori në Facebook.

Në një iPhone, shkoni në Settings dhe më pas gjejeni Facebook. Klikoni në të dhe më pas klikoni Settings. Më pas, klikoni Autoplay dhe zgjidhni ndërmjet opsioneve për ta lënë të aktivizuar ose për ta fikur.

Në Android, do ta gjeni rregullimin për autoplay në aplikacionin e Facebook. Klikoni butonin e menysë dhe më pas zgjidhni settings, transmeton lajmi.net.

Ju mund ta ndalni këtë veçori edhe prej kompjuterit apo laptopit. Për ta bërë këtë, klikoni në Settings dhe më pas në Videos. Në të do të shfaqet opsioni për të ndalur videot që të luhen automatikisht.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-si-te-ndaloni-autoplay-te-videove-ne-facebook-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala