Ja si të merrni një njoftim kur miqtë tuaj lidhen në WhatsApp

Autori:Avdyl Pajaziti

OnlineNotify është një tweak që do ju ndihmojë duke iu dërguar një njoftim kur miq të zgjedhur janë online ose jo në WhatsApp. Programi funksionon edhe kur iPhone është i bllokuar. Për të funksionuar është e nevojshme që aplikacioni WhatsApp të jetë i hapur në background, në këtë mënyrë do të rezultoni online për kontaktet tuaja.

Nëse kaq nuk ju mjafton, OnlineNotify i shton edhe disa funksione të tjera kësaj liste:

  • Mund të merrni njoftime kur një kontakt i zgjedhur fillon të shkruajë një mesazh
  • Shton një tregues për të sinjalizuar kontaktet që janë online tek të preferuarit dhe tek grupet
  • Zëvendëson statusin e çdo kontakti me qasje e tij të fundit në mënyrë që të kemi një panoramë të përgjithshme direkt nga lista e kontakteve
  • Shton një buton të dedikuar aktivizimit dhe ç’aktivizimit të njoftimeve.

 

Nëse jeni të interesuar, OnlineNotify mund ta shkarkoni nga repoja e BigBoss në Cydia me çmimin 1,99$. Për ta instaluar atë duhet të keni një pajisje jailbroken (guida jonë) dhe ju nevojitet interneti për ta shkarkuar. Ky tweak është kompatibël me iOS 8.0 ose një version më të ri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-si-te-merrni-nje-njoftim-kur-miqte-tuaj-lidhen-ne-whatsapp/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala