Ja si kualifikohet direkt Shqipëria për në Francë 2016

Autori:Avdyl Pajaziti

Megjithë humbjen në ndeshjen me Serbinë, skuadra e De Biazit ka edhe një shans tjetër për tu kualifikuar direkt për në Francë 2016. Të dielën në mbrëmje kuqezinjtë do të luajnë në Armeni përballë ekipit vendas, i cili tashmë nuk ka asnjë shpresë për tu kualifikuar.

renditja1

Portugalia fitoi përballë Danimarkës duke i bërë një nder të madh Shqipërisë. Skuadra daneze me këtë humbje qëndron në kuotën e 12 pikëve, ndërsa Shqipëria është me vetëm një pikë më pak. Një fitore e Shqipërisë përballë Armenisë të dielën do ta çonte në finalet e kampionatit Europian ekipin e De Biazit, ndërsa Danimarkën do ta çonte në fazën e play­off.

Në të kundërt, nëse në Armeni do të marrim një rezultat tjetër veç fitores, do të presim shortin për të parë se kush do të jetë ekipi kundërshtar në play­off.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-si-kualifikohet-direkt-shqiperia-per-ne-france-2016/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala