Ja si ia pau “sherrin” Kosovës Manchester United

Në sezonin 1999/2000 Manchester United nuk fitoi asnjë trofe dhe shkak për këtë ka qënë Kosova. Ish kryeministri i Britanisë Madhe, Tony Blair, kishte kërkuar nga “Djajtë e Kuq” që të luanin në inaugurimin e Botërorit të Klubeve në Brazil, në mënyrë që të bindnin FIFA-n që tu jepte të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2006 (që u luajt në Gjermani). Kjo bëri që Manchester United të mos luante në ndeshjet e FA Cup.
Por tekniku Sir Alex Ferguson e donte me çdo kusht pjesëmarrjen në këtë kompeticion dhe tentoi disa herë të lidhej në telefon me kryeministrin Blair, i cili atë kohë ishte në Kosovë për tu takuar me ish diktatorin serb Slobodan Millosheviç, shkruan e përditshmja britanike “Daily Mail”.