Ja si i mashtron klientët ETC-ja (Foto)

Shpesh herë organizatat për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorët, kanë akuzuar kompanitë e ndryshme se po i mashtrojnë dhe po i vjedhin klientët e tyre.
Veriu.info ju sjellë një rast se si rrjeti i super marketeve ETC po i mashtron klientët, me kinse artikuj në lirim.
Në foton e siguruar nga Veriu.info shihet se një sup Maggi në lirim kushton 30 cent, ndërsa në reklamë shkruan se aksioni i lirimit përfshin edhe pagimin e katër supave, ku e pesta vjen gratis.
Mirëpo, shihet se ky është vetëm një mashtrim, pasi që nëse një sup me lirim kushton 30 cent, atëherë pakoja 4+1 supa do të duhej të kushtonte 1.2 euro, e jo 1.53 euro.
Por edhe nëse klienti i paguan supat një nga një, atëherë 5 supa kushtojnë 1.5, e jo 1.53 euro, që në fakt i bie se më shtrenjtë supat kushtojnë në pako se sa veç e veç./Veriu.info/