Ja si e shënoi 70-vjetorin, Koreja e Veriut! (Foto)

Kim Jong-un ka thënë se do t’i përgjigjet me luftë secilit vend, përshirë edhe Shteteve të Bashkuara, nëse e kërcënojnë vendin e tij.
Këtë deklaratë Kim e ka dhënë në një ceremoni madhështore, për përvjetorin e shtatëdhjetë të Koresë së Veriut.
Ceremonia që besohet të jetë më e madhja ndonjëherë, ka mbledhur në Phenian mijëra ushtarë të veshur me uniforma të qepura me dorë,
Në paradë kanë parakaluar raketa dhe dronë, të ngarkuara në kamion të ndryshëm.
Më pas, Kim, ka parakaluar në tapetin e kuq, duke përshëndetur të pranishmit dhe statujën e “babait të kombit” – Kim Il Sung.
Pas një fjalimi të gjatë, ku Kim ka treguar për gjeneratën e tretë të familjes së tij në krye të vendit, disa aeroplanë ushtarakë e kanë formuar në qiell numrin 70.