Ja si e plagosën policin protestuesit e opozitës (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Përleshja e fortë që ndodhi mes protestuesve dhe policisë së Kosovës, përpos dëmeve materiale që u shkaktuan, pati edhe të lënduar.

Dy pjesëtarë të policisë janë duke marrë trajtim në QKUK, ku njëri nga ta është në gjendje të rëndë, pasi lëndimeve të marra në kokë.

Indeksonline ka siguruar fotografi ekskluzive të njërit nga policët i cili shihet se ka gjakderdhje mbrapa në kokë.

Lëndimin e tyre e ka konfirmuar edhe policia përmes një komunikate për media ku ka thënë se janë të lënduar gjithsejtë 6 zyrtarë policorë.

Të lënduar janë edhe një protestues dhe deputetja e VV-së Albulena Haxhiu./Indeksonline/

Polici i plagousur nga protestuesit e Opozita

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-si-e-plagosen-policin-protestuesit-e-opozites-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala