Ja si dukeshin frutat e perimet dikur

Autori:Avdyl Pajaziti

Frutat dhe perimet që konsumojnë sot në pjatat tona ishin thuajse të panjohura për paraardhësit tanë, thonë shkencëtarët.

Një seri me foto tregon se sa shumë kanë ndryshuar ato, që nga shalqinjtë e deri tek bananet.

Që kur lindi agrokultura 12 mijë vjet më parë, fermerët kanë gjetur gjithmonë mënyra për të përmirësuar prodhime e tyre, duke futur në punë teknologjinë dhe modifikuar gjenetikisht frutat e perimet.

Eksperti amerikan Bruce Chasey thotë se ne i kemi ndryshuar kaq shumë bimët, sa ato nuk mund të mbijetojnë kurrë në të egër, pa përkujdesin njerëzor.

Në vitet ’80 nisën përpjekjet e para për të prodhuar ushqimet e modifikuara gjenetikisht dhe për herë të parë ato mbërritën në tryezën e konsumatorëve në vitin 1994.

Frutat dhe perimet që konsumoheshin më herët ishin më të lëngshme dhe më të shijshme.

Por si kanë ndryshuar ato?

Lexoni më poshtë disa të dhëna.

Wild watermelon (pictured).The painting which was created between 1645 and 1672, shows swirly shapes in the center that is marked off in six separate sections. Humans have designed watermelons to have the red, fleshy center

shalqiNjë pikturë e shekullit të 17-të tregonte se si dukej një shalqi atëherë. Sigurisht nuk e keni parë kurrë një të tillë. Njerëzit i kanë modifikuar kaq shumë, sa brendësia e tyre është më e kuqe dhe më me tul. Dhe nëse keni parë shalqi pa farë, ky është një modifikim gjenetik. Shkencëtarët e kanë dyfishuar numrin e kromozomeve në shalqi, duke shtuar kolçikinë kimike.

Wild banana (pictured).The first bananas may have been cultivated some 7,000 years ago and as early as 10,000 in what is now Papua New Guinea and they have been found to grow in Asia. The ancient ancestor of the modern bananas is the Musa acuminate, a plant that had small okra looking pods

bananeBananet e para mund të jenë kultivuar këtu e 7 mijë vjet më parë në atë që njihet tani si Guinea e Re Papua. Paraardhësi i bananes që njohim sot është një bimë e quajtur Musa, e cila ngjante më shumë me një bamje në atë kohë. Banania që konsumojmë sot i është nënshtruar shumë modifikimeve dhe është më e shijshme dhe me më shumë vlera ushqimore se ajo që hanin të parët tanë.

Wild Eggplant (pictured).In the past, these vegetables were be found in all different shapes and sizes such as white, azure, purple and yellow. And some of the earliest ones had spines in the area where they stem connects to the flower

patellxhanNëse do i përmendnit një paraardhësi fjalën patëllxhan, me shumë gjasë nuk do e dinte çfarë është. Kjo perime gjendej në të shkuar në forma, madhësi dhe ngjyra të ndryshme, të bardhë, të përpurt, bojëqielli, të verdhë. Sot është më ndryshe, kryesisht me ngjyrë vjollcë të errët.

 

Wild carrot (pictured).Found in Persia and Asia Minor around the 10th century, they were purple or white root-like structures. Its seeds made their way as far as Europe about 5,000 years ago and it is still found today in temperate regions

karotaNëse do shihnit në të shkuarën një karrotë, nuk do e njihnit. Fillimisht u zbuluan në Persi. Ishin të përpurta dhe ngjanin si rrënjë. Mbërritën në Europë rreth 5 mijë vjet më parë dhe tashmë kanë ngjyrë portokalli. Fillimisht u modifikua për t’u dukur si një top, tani ka formë tjetër. Tanimë mund të prodhohen edhe në zona të ftohta, çka nuk ndodhte në të shkuarën.

Wild corn (pictured).Wild maize, or corn, has been a staple for human agriculture and has been altered since the beginning of its time. The domesticati on of corn began with ancient farmers in Mexico, who pinked kernels to plant and noticed not all the plants were the same

misriZbulimi i misrit ka pasur një rëndësi jetike në planetin tonë. Megjithatë edhe kjo bimë ka ndryshuar shumë, që kur qytetërimi perëndimor e zbuloi për herë të parë në vitin 1492. Kolombi e pa këtë bimë në Kubë.

 

 

Wild peach (pictured). Peaches were first domesticated around 4,000 BC by ancient Chinese, who reported they tasted very earthy and salty. The fruits were only 25 mm in size and had little flesh to chomp on -- just about 64 percent of the peach was edible 

Pjeshka mund të jetë një nga frutet më të modifikuara në planet. U përdor për herë të parë si ushqim nga kinezët, këtu e 6 mijë vjet më parë.

Atëherë fruti ishte i fortë dhe kishte shije të kripur. Ishte vetëm 25 milimetër dhe kishte vetëm pak tul: 64 përqind e sipërfaqes ishte e ngrënshme.

Sot kemi pjeshka që janë 64 herë më të mëdha, me më shumë lëng dhe natyrisht më të ëmbla.

Pjeshka më e madhe ka një diametër prej deri në 8 cm.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-si-dukeshin-frutat-e-perimet-dikur-2/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala