Ja se çfarë rrobash blejnë kosovarët

Autori:Avdyl Pajaziti

Një maune të madhe oficerët doganorë në terminalin doganor në Ferizaj, kanë arritur që të kapin brenda së cilës gjendej një sasi të madhe të tekstilit të kontrabanduar nga Zvicra.

Rrobat e cilat janë të modeleve të vjetra, kontrabandisti është përpjekur t’i sjellë në Kosovës si modele të reja. Shqetësuese për doganierët është mënyra e përpjekjes për kontrabandimin e tyre.

“Fatkeqësisht kemi biznese që tentojnë t’i fshehin mallrat e tyre, siç po shihet në këto mallrat të përziera kemi gjetur një sasi të konsiderueshme të mallrave të tekstilit të cilat tërësisht kanë qenë të padeklaruara të cilat kanë qenë në tentim për t’u kontrabanduar”, është shprehur për televizionin publik, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës.

Sipas Stavilecit, në këtë maune ishin të fshehura dhe tentohej të kontrabandoheshin mbi 3.500 lloje të tekstilit të firmave të njohura “Armani”, “Pierr Bllmain”, “Maxmara”, “Burbery”, “Moshcino”, “Cavalli”, “Dondup” e të tjerë.

“Për momentin nuk kemi një vlerë të saktë të këtij malli për shkak se njësitet e specializuara janë duke punuar në këtë rast”, tha Stavileci.

Zyrtarët doganorë nuk e kanë bërë të ditur adresën se në cilin biznes kosovar do të shkonin këto mallra. Ndërkohë që televizioni jozyrtarisht mëson se ky tekstil i kontrabanduar destinacion kishte Prishtinën.

Sipas burimeve, ato janë modele të vjetra dhe që blihen në ankande publike në shtetet evropiane, por që kosovarëve u shiten me çmime të larta./Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-se-cfare-rrobash-blejne-kosovaret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala