Ja sa pensionistë i ka Kosova

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga themelimi i Trustit më 2004 e deri në fund të shtatorit kanë dalë në pension mbi 28 mijë persona. Këta persona që janë pensionuar kanë përfituar rreth 68 milionë euro. Ndërkaq sipas tyre kanë dalë në pension rreth 3500 persona deri sa kanë përfituar 14.7 milionë euro.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë gjatë për Telegrafin se shuma që përfiton një i po sa dalë në pension nga Trusti dallon për shkak të kontributit për periudhën sa ka punuar. “Deri më 30.09.2015 numri i të pensionuarve prej themelimit arriti në 28,039 dhe vlera e tërhequr deri në këtë periudhë arriti në 67.9 milionë euro”, ka treguar Demi.

Sipas tij, gjatë këtij vitit janë pensionuar rreth 3500 veta. ”Të pensionuar këtë vit ishin 3491 kontributdhënës, ndërsa vlera e tërhequr për këto llogari ishte 14.7 milionë euro”, theksoi ai.

Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se përfituesit të cilët mbushin 65 vjet,e dhe përfitimet e tyre dallojnë në bazë ët kontributeve.

“Kjo ndryshon nga llogaria në llogari, dhe varet krejtësisht nga profili i secilit kontributdhënës. Nuk ka një nivel të njëjtë të përfitimit për secili kontribuues për disa arsye: koha e fillimit të kontribuimit, shuma e kontribuimit, vazhdimësia e kontribuimit dhe periudha e pensionimit”, tha ai.

Zëdhënësi, Demi ka thënë përformanca pozitive e investimeve ka bërë që prej themelimit të Trustit e deri më 30 shator të këtij viti çmimi i aksionit është rritur prej 27.29 për qind.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-sa-pensioniste-i-ka-kosova/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala