Ja sa para ua merrte për largim drejt Gjermanisë i arrestuari për trafikim

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia ka arrestuar një person në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë pasi që dyshohet se i njëjti së bashku me vëllain e tij që gjendet në Gjermani kishin bashkëpunuar duke emigruar shqiptarë nga Kosova për Hungari dhe u kanë siguruar transportin e tyre nga Budapesti drejt Austrisë dhe Gjermanisë duke iu marrë shuma të parave nga 500 deri 3000 euro. Nga ana e policisë është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie ALTAY MAGNUM, 10 fishekë gjuetie, një pistoletë e tipit SIE SAMER 1911 BSS, dy karikatorë dhe 29 fishekë të kal:45 mm TOMSON. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-sa-pata-ua-merrte-per-largim-drejt-gjermanise-i-arrestuari-per-trafikimin-per-trafikim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala