Ja sa para do të fitoni nëse merreni me trashje të viçave

Autori:Avdyl Pajaziti

Llogaria Ekonomike për trashjen e viçave të racës Simental. Analiza ekonimike, kur fermeri disponon bazën ushqimore.

Duke llogaritur se viçi i kësaj race lind me një peshë prej:45 kg dhe duke i shtuar kësaj peshe shtimin ditor 1.200 gr. në ditë brenda 300 ditëve të tjera atëherë del se një viç i kësaj race do të ketë një peshë trupore prej:405 kg.(vërejtje:300 ditë X 1.200gr/ditë sa shton viqi = 360 kg dhe plus 45 kg pesha kur lind viqi në fund del pesha 405 kg).

405 kg X 1.80 € për kg= 729 €për 1.Viç brenda dhjetë muaj apo 300 ditësh.

-10 krerë viça x 405 kg peshë bruto brenda vitit kemi 4.050 kg peshë bruto të viçave.
-Kur këtë masë të peshës së tërsishme të viçave e kalkulojmë me çmimin prej 1.80 € për kg peshe të gjall do të kemi nga të gjithë viçat një shumë prej:7.290 €.

Gjatë kësaj kohe të trashjes së viçave kemi hargjimet me sa vijon:

• Hargjimet e rrymës paushall për një vit – 480 Euro.
•Premixe 470 Euro.
•Shpenzimet për trajtime mjeksore veterinare paushall.340 €.
•Blerja e viçave 10 X 264 Euro për viç = 2.640Euro.(viçi blehet në moshën 3.mujore me peshë prej120 kg dhe me çmim prej 2.2 € për kg apo 120 X 2.2 = 264Euro për 1.viç.)
•Shpenzimet e repromaterialit për mbjelljen e 3 ha misër dhe sillazhimi i tijë 600 €
•Kositja, transporti i sanës për 3 ha, hargjime të derivative 300€
•Shpenzime të paparashikuara 400 €

Gjithsejt shpenzime 3460 €.
Bilanci: qarkullimi 7.290€– shpenzimet 4.760 = 2.530€ fitimi
Pra,fitimi për 1.viç është 253€, kurse për 10.viça është 2.530 €.
Në fund konkludojmë se ja vlenë të kultivohen viçat për trashje.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-sa-para-do-te-fitoni-nese-merreni-me-trashje-te-vicave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala