Ja sa kompani të derivateve shitën naftë jocilësore në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Se në tregun e Kosovës është prezentë nafta jocilësore e thonë edhe vet drejtuesit e shtetit. Madje këtë e pranon edhe vetë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

Ajo në një intervistë për Gazetën Fjala, të cilën të plotë mund të lexoni gjatë ditës së mërkurë, ka thënë se Inspektoret e MTI kanë hasur në 13 raste ku është shitur naftë jocilësore.

“Prej 180 testimeve të bëra ne vitin 2015 në treg të brendshëm nga Inspektorati i Tregut, 13 raste kanë rezultuar jo konforme dhe janë proceduar në gjykatë”, ka thënë ajo.

Ministrja Bajrami po ashtu ka treguar për Gazetën Fjala se nga paslufta e deri më tani 50 për qind e kompanive të naftës kanë operuar pa licenca valide.

“ Imagjinoni në fund të vitit të kaluar, 15 vite pas përfundimit të luftës në Kosovë, nga mbi 700 pika të karburanteve që janë aktive, pothuajse 50% e tyre kanë operuar pa licencë valide. Për këtë arsye kemi qenë të detyruar që të fillojmë me aksionin për mbylljen e pikave të paligjshme dhe menjëherë pas fillimit të këtij aksioni, operatorët ekonomikë kanë shtuar kërkesat për t’u pajisur me licenca dhe për një kohë relativisht të shkurtër janë paraqitur rreth 150 kërkesa të reja për të ushtruar veprimtarinë e tyre në mënyrë legale”, ka thënë ministrja Bajrami.

Ajo ka bërë të ditur se aksioni do të vazhdojë deri në licencimin e të gjitha pikave shitëse me karburante.

Megjithatë ajo nuk pajtohet se naftë e cilësisë së dobët shitet në tërë territorin e Kosovës.

“Nuk pajtohem me konstatimin se cilësia e derivateve të naftës është e dobët, në nivel vendi. Një deklarim i tillë kërkon dëshmi, dhe nëse keni ju lutem na i dërgoni dhe Inspektorati i MTI-së do të marr të gjitha veprimet ligjore për verifikimin e cilësisë dhe nëse konstatohen këto pohime, do të procedojë rastet tek organet kompetente”, thotë Bajrami./Gazeta Fjala/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-sa-kompani-te-derivateve-shiten-nafte-jocilesore-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala