Ja sa do të jetë paga e veteranit dhe kush do të përfitojë

Autori:Avdyl Pajaziti

Për pagesat e veteranëve, shqyrtimin dhe numrin e ankesave si dhe kategorizimin e shumës së pagesave, ka folur ekskluzivisht për portalin Lajmiri.com, Shkumbin Demaliaj. Demaliaj ka treguar ekskluzivisht për Lajmiri.com, se deri me tani ende nuk ka filluar shqyrtimi i asnjë ankese të dërguar nga të pakënaqurit, duke thënë se numri i kërkesave është i madh dhe se shqyrtimi i tyre merre kohë “Duhet kohë, sepse nuk ka filluar ende verifikimi i ankesave ende , por numri i tyre është i madh’’.
Por sipas ligjit që Demaliaj tregoj tha se shqyrtimi i tyre duhet berë më se largu 2 muaj pas përfundimit të afatit të ankesave “Por me ligj, me se largu 2 muaj pas përfundimit te afatit te ankesave duhet te përfundohet i gjithë procesi’’

I pyetur se kur do të dalin përfundimtare listat për veteran, Demaliaj u shpreh ‘’Sigurisht qe pas shqyrtimit te ankesave do te përpilohet lista përfundimtare e secilës Zone Operative’’ . Demaliaj tregoi edhe për dhënien e benificioneve, për shumën e pagës, dhe për kategoritë që do të përfitojnë Demaliaj tregoi duke thënë :

“Sa i përket beneficioneve janë te kategorizuara ku përpos Familjareve te Dëshmoreve qe marrin pension pension marrin dhe invalidët e luftës ne baze te përqindjes se invaliditetit ku baza e dëmtimit nga plaget e marra sëmundja ne lufte e tjera duhet te jete 20% sepse nen ketë baze nuk mund te merr pension invalidor.

”Dhe kategoria tjetër qe përfiton pension qe me ligj parashihet diku i përafërt me pagën minimale ne Kosovë dhe ata janë vetëm Veteranet Luftëtare te cilët nuk janë te punësuar’’ Demaliaj po ashtu është shprehur se dhënia e benifitieve do të behët sipas përqindjes dhe sipas kategorisë dhe statusit martesor

“Tjerat kategori qe janë Pjestari i UÇK dhe Pjesmarrsi kane benefite tjera te parapara me ligj dhe shume përparësi ligjore kur eshte ne pytje per shume çeshtje dhe ne kushte te barabarta përparësia ligjore eshte ne anen e tyre. Nëse mendohet ne paga te cilat pet këto kategori ka diskrepanca ne ketë drejtim.

Edhe mes këtyre pagesave, sepse veterani post martuar familja e tij nuk merr pension te plote, merr diku 70-75 % te pensionit .Dallon veterani postmortum i cili ishte edhe i plagosur ne lufte do benificohet me lart familja e tij’’ ka thënë Ekskluzivisht për Lajmiri.com, Shkumbin Demaliaj

Duke lenë të kuptohet për fund se shuma që një veteran do të përfitojë është 236 deri ne 240 euro “Por baza do jete përafërsisht 236 -240 euro sipas parashikimeve ligjore dhe formës se shpërndarjes nga linjat buxhetore shtetërore mbi pagat ne Kosovë sipas ligjit për buxhet dhe koeficienteve lidhur me paga’’. tha Demaliaj/Lajmiri.com

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-sa-do-te-jete-paga-e-veteranit-dhe-kush-do-te-perfitoje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala