Ja sa bomba nukleare ka secili shtet i botës

Autori:Zekirja Shabani

Edhe pse SH.B.A-të njihen si superfuqi botërore dhe për posedim të madh të bombave nukleare, rreziku më i madh vije nga Rusia, Kina, Pakistani, India dhe Izraeli.

Deri në vitin 1991 në tërë botën kishte gjithsej 60,000 bomba nukleare, ndërsa deri në vitin 2013 kishte vetëm 17,270, disa janë përdorur, e disa të tjera vetëm janë çbllokuar.

Dy fuqitë e mëdha botërore Amerika dhe Rusia, kryesojnë përsa i përket posedimit të armëve nukleare, dhe të dyja kanë filluar të lirohen nga to.

Mirëpo rrezik potencial shihet se vendet si Kina, Pakistani, India dhe Izraeli, për shkak se ato ende nuk kanë filluar shkatërrimin e tyre, por të gjitha që i posedojnë po i mbajnë aktive.

Amerika që nga viti i parë i testimit të saj në 1945 deri tani posedon gjithsej 7700 bomba atomike, ku 2150 prej tyre janë shkatërruar.

Ndërsa rivali i përbetuar i saj pati testuar bombën 4 vite pas Amerikës, mirëpo deri tani ajo ia ka kaluar asaj përsa i përket posedimit, ajo ka 8500 bomba, ku 1800 prej tyre janë të shkatërruar.

Franca, posedon 300 sosh, ku 10 prej tyre janë të shkatërruara. Kurse, Britania e Madhe, ka gjithsej 225, ku prej tyre 65 janë jashtë përdorimit.

Rreziku më i madh konsiderohet Kina, me 250 raketa, me të gjitha prej tyre aktive. Pasohet nga Pakistani, që ka 220 aktive. Pastaj, vie India me 200 bomba aktive. Izraeli, posedon 80 sosh, të gjitha të gatshme për përdorim.

Koreja Veriore e udhëhequr nga diktatori Kim Jong-Un, ka filluar rishtazi përdorimin e tyre, ku në vitin 2006 ka bërë testimin e parë, dhe deri tani posedon 6-8 bomba atomike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-sa-bomba-nukleare-ka-secili-shtet-i-botes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala