Ja pse nxehet nganjëherë aq shumë telefoni

Autori:Avdyl Pajaziti

Të gjitha pajisjet gjenerojnë nxehtësi, por ajo nxehtësi është armiku i baterisë. Nëse pajisjet tuaja po nxehen shumë shpesh, më poshtë mund të lexoni arsyen pse, dhe çfarë të bëni në lidhje me të.

Nxehja e vogël e ndonjë pajisje është normale. Është një efekt i pashmangshëm i mbushjes, shkarkimit, përpunimit dhe ndriçimit në ekran.

Prekeni me dorë kabllon hyrëse HD të pajisjes TV ose një kuti kabllore – ose prekeni pjesën e poshtme të laptopit, të gjitha gjenerojnë nxehtësi.

Vetëm për shkak që nxehja e një pajisje është normale nuk do të thotë se është e mirë. Për një përdorues, nxehja e tepërt e një pajisje mund të jetë irrituese apo edhe alarmante,.

“Nxehtësia është vrasësi i baterive,” thotë Isidor Buchmann, CEO i kompanisë ‘Cadex Electronics’, e cila teston bateritë e pajisjeve.

Sipas hulumtimit të tij, një bateri litiumi e mbushur me rreth 40% energji në një temperaturë reale prej 30 gradë do të fillojë të humbë 15% të kapacitet qysh në fillim. Ky numër kërcen në 35% nëse bateria është e mbushur plot.

Kështu, çfarë mund të bëni për këtë çështje? Ka disa shkaqe të zakonshme që celulari mund të nxehet më tepër se që duhet: sinjali i dobët, puna intensive me të dhe përdorimi i tij kur është i vendosur në prizë – gjatë mbushjes së baterisë.

Nuk keni çfarë të bëni për sinjalin e dobët. Sistemet operative të celularëve të mençur janë mjaft të mira për t’i mbajtur programet e tyre në linjë, por janë të dobëta në kontrollimin e aplikacioneve që veprojnë në sfond – të cilat janë gjithashtu shkaktarë të nxehjes.

Ka shumë gjasa që fajtori të jetë edhe kasa e celularit. Lëreni celularin pa kasë për një ditë, dhe shihni nëse do të ketë efekt për të mirë.

Këshilla e ekspertëve është që të mos e përdorni atë gjatë mbushjes dhe ta futni për t’u mbushur kur bateria pothuajse është e vdekur, dhe më pas ta hiqni nga priza vetëm kur bateria të jetë plot.

Nëse problemi vazhdon, kontrollojeni atë tek një servis celularësh ose ngrohja ekstreme do të bëjë që bateria e celularit të ‘eksplodojë’.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-pse-nxehet-nganjehere-aq-shume-telefoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala