Ja pse nuk do të luhet miqësorja Kosovë-Shqipëri

Miqësorja mes Kosovës dhe Shqipërisë, e programuar për tu luajtur në muajin qershor, nuk do të zhvillohet. Kjo për shkak se drejtuesit e dy federatave nuk duan të përçajnë tifozërinë shqiptare.
Miqësorja nuk ishte zyrtarizuar, por nga të dy federatat ishte thënë se do të luhet në datat e lira të FIFA-s gjatë muajit qershor, shkruan Koha Ditore.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, konfirmoi se nuk do të ketë miqësore, pa dashur të japë arsyet. Ai këmbëngul se kjo ndeshje nuk ishte e konfirmuar ndaj dhe nuk mund të quhet e anuluar.
“Ne mund të luajmë kur të duam, por tani nuk jemi të interesuar as ne si federatë e as FSHF-ja”, ka thënë Vokrri ditën e djeshme.
Kombëtarja shqiptare ndiqet me shumë interes në Kosovë, madje më shumë se vetë Përfaqësuesja e Kosovës. /albeu.com