Ja pse Kosova nuk po mund ta siguroi bukën e vetë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kosova tani e 15 vite nuk po mund ta siguroi bukën për qytetarët e saj. Të mbjellurat me sipërfaqe te grurit nuk kanë arriti ti plotësojnë më shumë se 80 për qind të nevojave. Për këtë ka një arsye, të cilën për Gazetën Fjala e ka dhënë vetë ministri  i Bujqësisë, Memli Krasniqi.

“Nga viti në vit, në veçanti pas fillimit të mbështetjes përmes subvencionimit, është rritur sipërfaqja e tokës së mbjellë me grurë dhe me kultura të tjera bujqësore. Kjo ka ndikuar që të arrijmë deri te niveli i sotëm kur prodhimi vendor i grurit siguron rreth 80 % të nevojave të konsumit. Natyrisht, sfidat si fragmentimi i tokës, mos edukimi i mirëfilltë për mënyrat moderne të kultivimit të grurit, makineria jo e avancuar, por edhe mungesa e interesimit primar për grurin kanë qenë disa nga arsyet që të kemi këtë përqindje, e cila megjithatë është e kënaqshme”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka treguar se  këtë vitit pritet që të ketë rreth 300 mijë ton grurë te prodhuar, dhe sipas tij duhen edhe rreth 100 mijë për të plotësuar nevojat e konsumit.

“Përkthyer në sipërfaqe, I bie që te kemi nevojë vetëm edhe për rreth 25 mijë hektarë të mbjellë me grurë. Por, duhet theksuar se edhe nëse ne i plotësojmë 100 për qind nevojat me prodhim vendor, fermerët tanë, nëse gjejnë mundësi të mira mund ta eksportojnë grurin, që i bie se edhe ne kushte të tilla mund të kemi nevojë për import”, ka thënë ministri Krasniqi për Gazetën Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-pse-kosova-nuk-po-mund-ta-siguroi-buken-e-vete/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala