Ja pse fitoi Floyd Maywaether duelin e shekullit (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather ka fituar duelin e quajtur të shekullit në boks, duke mposhtur kështu boksierin filipinas, Manny Pacquiaos.

Kjo fitore është kontestuar nga shumë njerëz, pasi mendojnë se Pacquiao së paku ka merituar një barazim për atë që tregoi në ring.

Megjithatë, statistikat e tregojnë të kundërtën, ku shihet se Mayweather ka qenë shumë më i sakët se Pacquiao, i cili gjatë tërë kohës tentonte të sulmonte.

Dy gjyqtarë kanë vlerësuar se Mayweather ka fituar në 8 prej 12 raundeve, ndërsa i treti në 10 prej 12.

Mayweather kishte 148 goditje të sakë nga 435 apo 34 për qind, ndërsa Pacquiao nga 429 goditje, i sakët ishte vetëm 81 herë apo 19 për qind.

Me këto statistika, duket se fitorja e Mayweatherit ka qenë e merituar.

 

1430627185623_lc_galleryImage_LAS_VEGAS_NV_MAY_02_Manny auto_boski_21430628912 auto_Manny_Pacquiao_mayweather1430628901 Mayweather-v-Pacquiao-The-Fight

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-pse-fitoi-floyd-maywaether-duelin-e-shekullit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala