Ja përse e kishte shkarkuar Hashim Thaçi Gjergj Dedën

Autori:Gazeta Fjala

Me 15 korrik të vitit 2010, ish Kryeministri Hashim Thaci kishte shkarkuar  nga detyra e Zëvendësministrin  e  Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Gjergj Dedaj duke u bazuar në të gjeturat e organeve  kompetente, që Dedaj  kishte bërë  gjatë periudhës kur ka ushtruar detyrën e Zëvendësministrit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

I njëjti të martën është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit  Lokal dhe ndër detyrat e caktuara është edhe zëvendësimi i Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e tij.

Kjo është hera e tretë që Dedaj emërohet zëvendësministër, raporton Gazeta Fjala.

Derisa Ministria e Administrimit të Pushtit Lokal ka një Zëvendësministër Bajram Gecaj, mjaft aktiv në mbrojte të Asociacionit të Komunave dhe LDK-së, i cili gjithashtu ka për detyrë edhe të zëvendësojë ministrin, tani e tutje kjo përgjegjësi do të ndahet në dysh mes Gecajt dhe Dedajt.

Gazeta Fjala ka provuar të marrë një koment nga qeveria e Kosovës, mirëpo kontakti me zëdhënësin Arban Abrashi ka qenë i pa mundur.

Në  qeverinë e Kosovës aktualisht janë të emëruar 30 zëvendësministra, paga e  tyre është 1240 e uro që në total vetëm për pagat e Zëvendësministrave,  Qeveria e Kosovës shpenzon jo më pak se 37 mijë e 200 euro në muaj.

Ndërsa për një vit për pagat e tyre shpenzohen 446 mijë e 400 euro, pa llogaritur shpenzimet e tjera ku secili nga ta ka një veture në dispozicion për shfrytëzim 24 orë, të drejtën e shpenzimet të reprezentacionit, stafin mbështetës dhe shpenzimet tjera administrative.

Posti Zëvendësministrave është shnëdërruar nga qeveria në një praktikë që akomodon kandidatët  humbës të partive politike që në garën zgjedhore deputetet që nuk arritën t`i fitojnë ulëset në Kuvend./ Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-perse-e-kishte-shkarkuar-hashim-thaci-gjergj-deden/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala