Ja nga sa para morën rryshfet mjekët në rastin ‘Stenta” (Pjesë nga aktakuza)

Autori:Zekirja Shabani

Ferid Agani, ish-ministër i Shëndetësisë dhe aktualisht ministër i Mjedisit, dhe Gani Shabani, sekretar i Ministrisë së Shëndetësisë, do të dalin para gjykatës pasi ata tashmë edhe zyrtarisht akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin mbi 4.5 milionë euro.

Prokuroria e Shtetit, dje ka njoftuar se pos ministrit Agani dhe sekretarit Shabani në aktakuzën e ngritur ka përfshirë 60 persona fizikë dhe 4 persona juridikë. Shumica prej tyre punonjës shëndetësorë.

Gazeta Fjala ka siguruar një pjesë të aktakuzës ku shihet në detaje se si mjekët kanë malltretuar pacientët dhe kanë marr ryshfetë para të majme. Në këtë aktakuzë tregohet po ashtu se mjekët për secilin pacientë që ka vendosur një stentë kanë përfituar ryshet 500 euro, derisa nësë ata vetëm janë kontrolluar dhe nuk kanë vendosur stëndë kanë marrë 150 euro.

Në pjesët e aktakuzës që posedon Gazeta Fjala shihet se mjeku Gani Bajraktari ka marr si ryshfet mbi 21 mijë euro, Elefedin Muhaxhiri 7 mijë e 850 euro, Nexhmi Zeqiri 4 mijë e 750 euro, Ejup Pllana 3 mijë e 450 euro dhe shumë të tjerë në shuma nga 3 mijë e deri në 150 euro.

aktakuza 1

Në këtë aktakuzë tregohet gjithashtu se mjekët në disa raste kanë trajtuar në mënyrë të papërgjegjshmë pacientët, duke u shkaktuar infeksione dhe më pas disa nga ta edhe kanë nderruar jetë.

“Egziston dyshimi i bazuar se nga data 01 janar 2011 e deri me datën 31 dhejtor 2015 duke vepruar si persona juridik , kanë trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshëme me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore, duke përdorur haptas mjete apo metoda të papërshtatshme të mjekimit dhe me këtë rast kanë shkaktuar keqësimin e gjendjes shëndetësore dhe për një numër të personave edhe vdekjen e tyre”, thuhet në aktakuzë.

aktakuza 4

 

Këto vdekje të këtyre personave sipas aktakuzës nuk janë përcejllur me obduksion edhe pse ligjet në fuqi për shëndetësi e parashohin një gjë të tillë.

Konstatimi i shakakut të vdekjes së personit i cili ka vdekur në instutucionin shëndetësor dhe në rastet kur qytetari ka vdekur në instutucionin shëndetësor të tipit spitalor, brenda 72 orëve nga pranimi, obduskioni është i detyrueshëm”, thotë është ligji i cekur në aktakuzë./Gazeta Fjala/.

 

aktakuza 3 aktakuza 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-nga-sa-para-moren-rryshfet-mjeket-ne-rastin-stenta-pjese-nga-aktakuza/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala