Ja në cilat vende ndalohet festimi i Vitit të Ri

Autori:Zekirja Shabani

Në tre vendet me shumicë muslimane ndalohet festimi i Vitit të Ri, raporton Anadolu Agency.

Festimin e kanë ndaluar autoritetet e Bruneit, Taxhikistanit që ndodhen në Azi, dhe Somalia e cila ndodhet në kontinentin afrikan.

Sulltan Hassanal Bolkiah ka deklaruar se festa e Vitit të Ri në Brunei është ndaluar, sepse shumica e banorëve të këtij vendi janë muslimanë, duke theksuar se festimi i kësaj feste nuk është në përputhje me traditën islame. Ata që e nuk e respektojnë vendimin dhe e festojnë Vitin e Ri do të dënohen me pesë vjet burg.

Ministria e Arsimit e Taxhikistanit ka njoftuar se festimi i Vitit të Ri, dekorimi i bredhit apo fishekzjarret, janë të ndaluara.

Qeveria e Somalisë ka theksuar se është ndaluar festimi i Krishtlindjes, sepse kjo është, siç theksohet, një festë krishtere.

Theksohet se edhe festimi i Vitit të Ri është në kundërshtim me traditën islame.

Megjithatë, të krishterët në Somali do të mund të festojnë festat e fundvitit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-ne-cilat-vende-ndalohet-festimi-i-vitit-te-ri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala