Ja lista e ushtarëve mashtrues të Ferizajit  

Autori:Zekirja Shabani

Një grup i veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së nga fshati Tërrn i komunës së Ferizajit kanë identifikuar 17 persona në listën e veteranëve në Zonën Operative të Nerodimes që kanë fituar statusin e veteranit e që nuk kanë qenë asnjë herë në luftë.

Të indinjuar me listat preliminare të publikuara për ZON-së  dhe në Brigadën 161 “Ahmet Kaçiku” banorët e këtij fshati, kanë marrë iniciativë që vet ti largojnë nga lista ushtarët mashtues.

lista

Përmes një njoftimi për media ata kanë reaguar, sic thonë, ndaj padrejtësive që po u bëhen vlerave të luftës së UÇK-së përmes fryerjes së listave me emra të cilët në asnjë formë nuk e kanë ndihmuar këtë luftë, e që për fat të keq kanë fituar statut veterani.

“Duke u ndjerë të fyer dhe irrituar, banorët e këtij fshati me vetë iniciativë vendosën që ta kundërshtojnë fuqishëm këtë listë përmes peticionit si reagim dhe mos pajtim me degradimin e vlerave të UÇK-së”.

Këtë peticion e kanë nënshkruar 200 banorët e fshatit Tërrn.

peticioni petcioni2

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-lista-e-ushtareve-mashtrues-te-ferizajit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala