Ja kush po ua ngadalëson internetin e wireless-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Monitorët e bebeve, celularët dhe llambat elektrike afër routerëve të wireless-it mund ta ngadalësojnë atë.

Inteferenca nga monitorët e bebeve, celularëve dhe llambave elektrike është një nga shkaqet më të zakonshme që shkakton ngadalësim të sinjalit të wirelessit, ka paralajmëruar një kompani.

OfCom këshillon që njerëzit t’i mbajnë pajisjet e tjera elektrike larg routerëve sa më shumë që të jetë e mundur.

Këto pajisje përfshijnë celularë, TV, llamba elektrike dhe pajisje të tjera që funksionojnë pa tel.

Për ta rritur shpejtësinë e internetit, kjo kompani këshillon:
1. Ta mbani larg routerin nga çdo pajisje që emiton sinjale wireless.
2. Ta vendosni routerin në një raft, jo në dysheme.
3. Të kontrolloni kabllon kryesore që dërgon lidhjen e internetit në router. (lajmi.net)

– See more at: http://lajmi.net/ja-kush-po-ua-ngadaleson-internetin-e-wireless-it/#sthash.KUt6f8Ar.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-kush-po-ua-ngadaleson-internetin-e-wireless-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala