Ja kush janë blerësit e 177 automjeteve të qeverisë (Dokument)

Qeveria e Kosovës së bashku me agjencionet e saj në muajin tetor kishte hapur ankand për shitjen e 177 automjeteve.
Ministria e Administratës Publike (MAP), gjatë së hënës ka bërë publike kontratën e fituesve të tyre, raporton Gazeta Fjala.
Ato i janë shitur katër blerësve, “Liridoni –D” nga Peja, Sali Gashi nga Skenderaj, Visar Ademaj Istog si dhe Habib Krasniqi nga Prishtina.
Qytetarët e Kosovës kishin shprehur interesim të madh për të blerë veturat që i kanë shfrytëzuar zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, pati thënë zëdhënësi i Qeverisë Arban Abrashi.
“Kanë qenë më shumë se 500 persona të cilët janë interesuar për këto 177 vetura të cilat kanë një vlerë prej 145 mijë euro si vlerë fillestare. Normal se kjo është një konkurrencë e hapur një ankand i hapur dhe të premten kur mbyllet edhe vet ankandi ne do t’i pranojmë të gjitha ofertat nga qytetarët për blerjen e këtyre veturave”, pati thënë Abrashi
Çmimi fillestar i shitjes së të gjitha automjeteve ishti caktuar të jetë afër 1 milion e 900 mijë euro. Afër 90 për qind e automjeteve të cilat kishin dalur në shitje ishin jashtë përdorimit.
Shitja e këtyre automjeteve kishte ardhur pas vendimit që kishte marrë Qeveria e Kosovës në muajin shkurt të këtij viti për të reduktuar veturat brenda saj, pasi që sipas tyre ka vetura për të cilat bëhen shpenzime të panevojshme.
Po ashtu, është vlerësuar se po bëhen shpenzime më të mëdha për mirëmbajtjen e tyre se sa që ato të blihen të reja. /Gazeta Fjala/
Lista e automjeteve që janë shitur.