Ja kush është terroristi Omar Ismail Mostefai

Autori:Avdyl Pajaziti

Personi që së bashku me dy sulmues të tjerë ka shtënë ndaj njerëzve në teatrin “Batacan” në Paris, është Francezi 29 vjeçar, Omar Ismail Mostefai, i cili vinte nga qyteti Courcouronnes, 25 kilometra në jug të Parisit.

Ai kishte jetuar në qytetin Chartres deri në vitin 2012.

Mostefai shkonte rregullisht në xhaminë në Luce, që ndodhet afër Chartres, raporton AFP.

Ai ka pasur histori kriminale, pasi kishte kryer krime të vogla por asnjëherë nuk ishte arrestuar nga policia franceze. Shërbimi i sigurisë së Francës, në vitin 2010 ka konsideruar se ai është i radikalizuar, por ai asnjëherë nuk ishte përfshirë në një hetim kundër terrorizmit.

Vëllai i Mostafeit thotë se ai nuk ka pasur kontakte më të për vite të tëra, për shkak të mosmarrëveshjeve familjare, por ai thotë se është i befasuar që vëllai i tij ishte radikalizuar.

Omar Ismail Mostefai është njëri nga gjashtë fëmijët e familjes Mostefai, të cilët erdhën nga Algjeria, transmeton lajmi.net.

Grupi militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Paris ku janë vrarë 129 persona. Mostefai ka qenë njëri nga tre sulmuesit në teatrin Bataclan, ku janë vrarë më shumë se 100 persona. Ai së bashku me dy sulmues të tjerë, pasi kanë shtënë ndaj njerëzve në teatër, teksa kanë hetuar se policia ka ardhur në vendngjarje, kanë hedhur veten e tyre në erë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-kush-eshte-terroristi-omar-ismail-mostefai/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala