Ja kush e bëri Thaçin të duket një lider i vërtetë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Për të gjithmonë është i rezervuar një vend. Eskorta e zv.kryeminsrit, Hashim Thaçi, nuk niset kurrë, pa u siguruar se Astrit Ibrahimi, është me ta.

Dikush nga stafi i ngushtë i ministrit të Punëve të Jashtme, edhe mund të mungojë në vizitat e tij qoftë brenda apo jashtë shteti, por jo edhe ai.

Për Astritit, fotografin personal të Thaçi, gjithmonë është e rezevuar një ulëse në veturë apo një biletë aeroplani.

Astrit Ibrahimi, fotograf i zv.kryeministrit të Kosovës

Pak kush e njeh me emër Astritin. Një djalë i qetë, pa fjalë por puna e tij flet shumë. Mban me vete gjithmonë një foto-aparat, dhe qëndron në pritje të momentit për të nxjerrë me të mirën nga fotoja që ia bën shefit të tij, Hashim Thaçit.


Me vonesë, megjithatë kryetari i PDK-së, e kishte kuptuar rolin që ka fotografia, prandaj kishte vendosur ta angazhojë një profesionist të kësaj fushe, raporton Magazina.al. Ata që ia propozuan Astiritin bënë zgjedhjen e duhur. Puna e tij e dëshmon këtë.


Fotografitë, sic thotë Astrit Gashi në një opinion të tij, janë mjeti esencial në ndërtimin e mitit. Tek Thaçi, duket se është arritur kjo.


Thaçi në fakt nuk është ashtu sic duket në foto. Mjeshtria e fotografit, bënë që ai të shihet një lider i vërtetë. Magazina.al

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-kush-e-beri-thacin-te-duket-nje-lider-i-vertete-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala