Ja kur do ti kthejë Gjermania 1400 azilkerkues

Autori:Zekirja Shabani

Deri në fund të shtatorit është bërë plani për rikthimin e të paktën 1400 azilkërkuesve shqiptarë nga Shqipëria dhe shtetasve nga Kosova.

Ambasada Gjermane shpërndau një listë me datat kur azilkërkuesit do të kthehen, numrin e tyre, si dhe kombësinë.

Ambasada Gjermane bëri të ditur se kjo listë është pjesë e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar të azilkërkuesve shqiptarë.

Riatdhesimi i azilkërkuesve do të bëhet me avionë “charter” si më poshtë:

20.08.2015 – rreth 70 shqiptarë nga Shqipëria dhe 70 nga Kosova

26.08.2015 – rreth 70 shqiptarë nga Shqipëria dhe 70 nga Kosova

02.09.2015 – rreth 70 shqiptarë (data e saktë nuk është përcaktuar ende përfundimisht)

03.09.2015 – rreth 70 shqiptarë nga Shqipëria dhe 70 nga Kosova

10.09.2015 – rreth 70 shqiptarë nga Shqipëria dhe 70 nga Kosova

15.09.2015 – rreth 70 shqiptarë nga Shqipëria dhe 70 nga Kosova

16.09.2015 – rreth 70 shqiptarë dhe 70 serbë

17.09.2015 – rreth 70 shqiptarë nga Shqipëria dhe 70 nga Kosova

22.09.2015 – rreth 70 shqiptarë nga Shqipëria dhe 70 nga Kosova

29.09.2015 – rreth 70 shqiptarë

30.09.2015 – rreth 70 shqiptarë nga Shqipëria dhe 70 nga Kosova

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-kure-do-ti-ktheje-gjermania-1400-azilkerkues/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala