Ja kuptimi i logos së sotme të “Google”-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Google siç e ka bërë zakon tashmë ditën e sotme ka kujtuar me një “Doodle” 200-vjetorin e lindjes së George Boole-it.

Boole cilësohet si një ndër matematikanët më me ndikim të shekullit të 19-të, në ndërtimin e një sistemi logjike që ndihmon në kthimin e mendimeve të ndërlikuara në ekuacione të thjeshta.

Trashëgimia e tij ishte logjika boleiane, një teori matematike ku të gjitha variablat janë ose “të vërteta” ose “të rreme”, apo “on” dhe “off”. Kjo teori parapriu moshën dixhitale, me amerikanin Klod Shenon që zbatoi teorinë boleiane për të ndërtuar një qark elektrik në vitin 1930. Më pas kjo çoi në ndërtimin e kompjuterëve modernë

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-kuptimi-i-logos-se-sotme-te-google-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala