Ja kë e imitoi VV-ja për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend (Video)

U tha se veprimi i Vetëvendosjes për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në seancën e fundit ishte akt i paprecedent, por duket se ky akt është kopjuar nga një ngjarje e ngjashme që ka ndodhur para 4 vitesh në Kore të Jugut.
Ishte raportuar se në Parlamentin Koreano-jugor gazin lotsjellës e kishte hedhur një deputet i opozitës, derisa dëshironte të pengonte ratifikimin e një marrëveshje me SHBA-në, transmeton Veriu.info.
Ky akt i ndodhur në Kore të Jugut, duket se i ka pëlqyer ish liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i cili e ka praktikuar në Kuvendin e Kosovës.
Veprimi i Kurtit u kritikua nga të gjithë, përveç opozitës. U quajt i pashembullt dhe u kritikua edhe nga shoqëria civile dhe nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Prishtinë.