Ja emrat e propozuar për Bord të ARKEP-it që vendosë për zhvillimin e Valës, Ipkos…

Autori:Avdyl Pajaziti

Bordi i ri i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) është afër finalizimit. Gazeta Fjala merr vesh nga burime brenda Qeverisë së Kosovës se emrat e përzgjedhur nga partitë në pushtet janë pothuajse të njëjtit që ishin më herët me përjashtime të vogla. Kështu, nga PDK të propozuar mësohet se janë Naser Shala, i cili edhe tani e ushtron detyrën e anëtarit të bordit dhe Arsim Berisha.Ndërsa, nga LDK është i propzuar Besnik Berisha, i cili edhe aktualisht është anëtar i bordit dhe Mark Buzhala, i cili për disa vjet ka qenë në pozita të larta menaxhuese në paraardhësen e ARKEP-it, ART. Emri i pestë nuk është kompletuar ende. Pas finalizimit të listës së të propozuarve, ata dërgohen për votim në Kuvendin e Kosovës.

Bordi i ARKEP-it është me mandat të skaduar që nga 17 shtatori i vitit të kaluar. Por, kjo nuk e ka ndaluar këtë institucion që të shpallë shprehjen e interesit për zhvillimet telekomunikuese gjatë viteve të ardhshme. Në shprehje të interesit do të jepen në shfrytëzim brezat frekuencor 1800 megahertz dhe 2100 megahertz. Shefi i bordit në largim të ARKEP-it, Ekrem Hoxha në një intervistë për Gazetën Fjala gjatë javës së kaluar nuk ka përjashtuar që në atë shprehje të interesit të jepet licenca për telefoni të tretë mobile, sikurse futjen në operimet 3G dhe 4G të operatorëve të mëdhenj global.

Për të lexuar intervistën e plotë ju lutem klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://gazetafjala.com/analiza/ekrem-hoxha-harrojeni-operatorin-telefonik-per-veriun/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-emrat-e-propozuar-per-bord-te-arkep-it-qe-vendose-per-zhvillimin-e-vales-ipkos/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala