Ja emrat e njerëzve të Isa Mustafës në bordet e ndërmarrjeve publike

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Kosovës ka rehatuar jo pak njerëz nëpër borde të pavarura. Kryesisht pjesa më e madhe e emrave që janë vendosur nëpër borde janë familjar të kabinetit të Isa Mustafës dhe bashkëpunëtor të tij në LDK.

Dje Qeveria e Kosovës në mbledhjen e radhës emëroi bordin e ri të “Ibër Lepencit”. Anëtare e këtij bordi u emërua edhe Albiona Maloka motra e Vlora Dumoshit, shefes së stafit të kryeministrit Mustafa, raporton Indeksonline.

Në foto është Vlora Dumoshi dhe motra e saj Albiona Maloku

Kryeministri Mustafa po ashtu për anëtarë të bordin emëroi edhe kushëririn e vet, Imer Hamitin, që është nga fshati i tij i lindjes, por me mbiemër tjetër.

Kryeministri kas shpërblyer edhe Drita Konxhelin, që ishte bërë pjesë e LDK-së më 2014, pak para zgjedhjeve nacionale. Konxheli është emëruar anëtare e Bordit të Ndërmarrjes Publike Operatori I Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT). Ajo po ashtu është edhe ligjëruese në UP në fakultetin ekonomik.

Rehatimi i militantëve partiak nga LDK-ja nuk përfundon këtu. Anëtarë i bordit është emëruar edhe Musa Misini që ishte kandidat për deputet nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit nacionale. Misini madje me krenari tregon që është anëtarë i flaktë i LDK-së dhe profili i tij në Facebook është përplot fotografi ku shihet në aktivitete partiake.
 

Musa Misini kur ishte kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e fundit nacionale

Shefi i partisë nuk e ka harruar as biznesmenin dhe pronarin e kompanisë Standard, Nebih Zariqin. Zariqi është anëtarë i degës së katërt të LDK-së në Prishtinë dhe është emëruar në bordin drejtues të KOSTT. /Indeksonline/

Nebih Zariqi në një aktivitet partiak të degës së katërt në Prishtinë, ku është anëtar

Nebih Zariqi dhe Isa Mustafa gjatë një takimi me klubin e hendbollit që është në pronësi të Zariqit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-emrat-e-njerezve-te-isa-mustafes-ne-bordet-e-ndermarrjeve-publike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala