Ja çka bëri Messi 11 orë para nisjes për Manchester

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, vetëm 11 orë para nisjes për Angli ku skuadra e tij do të zhvillojë ndeshjen ndaj skuadrës vendase Manchester Cty në kuadër të fazës së parë të eliminimit direkt të Champions League-s, ka vizituar kazionin në Barcelonë. Ai ishte në kazino se bashku me bashkëlojtarin e tij, Gerard Pique dhe ish bashkëlojtarin, Cesc Fabregas. Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique nuk i ka mbrojtur ata. Ishte e qartë se ai nuk ishte aspak i kënaqur nga veprimet e futbollistëve të tij, shumë pak kohë para njërës nga ndeshjet më të rëndësishme për ekipin e tij. Por, Pique është vetëmbrojtur. “Është jeta ime private. Ne ja kaluam mirë aty”, tha numri 3 i Barcelonës, Pique.