Ja cilët janë problemet e para të iPhone 6S

Përdoruesit e iPhone 6S kanë bërë dhe kritikat e tyre të para lidhur me problemet që ka filluar të shfaqë ky model. Përdoruesit janë ankuar në forumet e Apple se telefoni i tyre i ri fiket papritur, edhe nëse janë të furnizuar me energji.
Përveç telefonave të rinj iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, edhe telefonat e vjetër të Apple-it thuhet se kanë të njëjtin problem. Ky problem po ndodh për shkak të një virusi në softëer që ka prekur sistemin iOS 9.0.1, i cili u realizua javën e kaluar.
Apple realizoi përditësimin më të fundit, iOS 9.0.2, para dy ditësh. Ky version i ri sjell disa rregullime të problemeve, por problemi me fikjen e telefonit si duket nuk është zgjidhur akoma.