Ja cilat sëmundje lufton rrushi

Autori:Avdyl Pajaziti

Rrushi i freskët ose i shtrydhur si lëng ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës si edhe të kancerit. Rrushi tashmë është i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe stimuluese të prodhimit të qelizave të kuqe të gjakut. Antioksiduesit e tij ngadalësojnë plakjen jo vetëm të organizmit, por edhe të shumë aspekteve tjera të organizmit.

Në anën tjetër, kalciumi dhe hekuri, të cilën futen në përbërjen e këtij fryti, ndihmojnë në prodhimin e hemoglobinës, e cila është pjesë e qelizave të kuqe të gjakut. Këto të fundit bartin oksigjenin dhe lëndët ushqyese kudo në organizëm, dhe largojnë dyoksidin e karbonit dhe mbetjet tjera të panevojshme.

Por, mjekët thonë se vitaminat dhe mineralet që përmban rrushi i freskët ose lëngu i tij i papërpunuar, mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe kanceri. Veç kësaj, rrushi ndihmon forcimin e imunitetit- sistemit mbrojtës të organizmit.

Sidoqoftë, rrushi është i pasur me sheqerna dhe duhet të përdoret me kujdes te njerëzit që kanë probleme me sheqerin.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-cilat-semundje-lufton-rrushi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala