Ja cilat janë fitimet e De Biasit në krye të Shqipërisë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kombëtarja shqiptare është kualifikuar për në Kampionatin Evropian dhe futbollistët së bashku me trajnerin Gianni De Biasi iu janë premtuar shpërblime të “majme” para ndeshjes.

Çështja e rinovimit të kontratës me teknikun 59-vjeçar është bërë tema më e komentuar në Federatën e Futbollit të Shqipërisë, pasi në aspektin financiar nuk është aspak e lehtë. Kujtojmë se pas ndeshjes kundër Armenisë, De Biasi në shaka kishte thënë se për rinovimin “mjaftojnë rreth dy milionë euro”.

Megjithatë, nuk thonë kot se “shakaja është gjysma e së vërtetës”, sepse në përfundim të kontratës aktuale, kurorëzuar me kualifikim, De Biasi është pasuruar dhe natyrisht që kërkon më shumë.

Në dy vitet e fundit trajneri italian ka përfituar rreth 200 mijë euro në vit, që do të thotë 400 mijë vetëm për edicionin eliminator të Euro 2016. Gjithashtu, ndihmësit e tij, që janë tre kanë marrë nga 50 mijë euro secili.

Fatura e De Biasit për federatën bëhet e vështir sidomos nga premiot, sepse për çdo fitore dhe barazim ka pasur shpërblim, si për të, ashtu edhe për ndihmësit, ku natyrisht trajneri ka qenë i privilegjuar, me 20 mijë euro për çdo fitore si mysafir dhe 10 mijë në shtëpi (gjysmë shpërblimi për barazimet).

Megjithatë, ‘problemi’ nuk mbaron këtu, sepse federata i kishte vendosur një klauzolë De Biasit, 200 mijë euro premio, në rast kualifikimi për në Francë.

Natyrisht, kur u firmos kontrata askush nuk i kushtoi rëndësi premios, sepse fundja ne ishim mësuar me dy vendet e fundit në renditje, por tashmë De Biasit duhet paguar njëherë ‘çeku’ me shpërblimet, pastaj të fillojnë të filet për rinovimin e kontratës, që natyrisht pritet të jetë financiarisht më e lartë se në të kaluarën. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-cilat-jane-fitimet-e-de-biasit-ne-krye-te-shqiperise/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala