Ja cilat 10 janë plazhet më të mira në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse keni dashur të dini se cilat janë plazhet më të bukura dhe të vlerësuara nga pushues e turistë të shumtë, revista “TIME” jep 10 vlerësimet e saj. Për fat të mirë, disa prej tyre ndodhen pranë nesh, në Ballkan si në Kroaci apo Greqi, por nëse ka qenë gjithmonë dëshira juaj për të udhëtuar në Filipin apo SHBA, edhe në këto vende të nxehta do të gjeni plazhe të cilat duhet t’i vizitoni patjetër, pra plazhin më të bukur në secilin vend. Nëse keni dashur të vizitoni Tailandën, mjafton të shkoni në Filipine, dhe përshtypja do të jetë e njëjtë. Edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë cilësuar si parqe kombëtare, dhe si rrjedhojë ndërtimet të çfarëdo lloji janë të ndaluara, aktivitetet ditore nuk kanë fund. Gati në të gjitha mund të peshkoni, pa harruar lundrimin me barkat e vogla vendase gjatë të cilave mund të shihni kafshë që kurrë s’e dinit që ekzistonin. Ndër aktivitetet më të preferuara e të guximshme janë zhytja, përmes së cilave mund të eksploroni një tjetër botë të fshehur në thellësi. Parashutizmi, ku mund të fluturoni nga majat e larta të shkëmbinjve dhe të admironi panoramën e këtyre mrekullive në lartësi. Për turistët më të qetë, janë aktivitetet e shëndetshme si ekskursionet në pyjet e dendur e gjithmonë të gjelbër të paprekur dhe guidat në qytetet harruara që në mesjetë. Pavarësisht preferencave personale, të gjithë ndoshta bien dakord se elementët kryesorë të plazheve janë dielli, rëra dhe ambienti. Duke u bazuar në këto tre elementë është krijuar dhe lista me plazhet më të mira në botë. Nga më të famshmit deri tek më pak të njohurit, të populluar ose jo, ndoshta në këtë listë do të gjeni një plazh që plotëson kërkesat tuaja dhe përshtatet me stilin tuaj. Renditja e kësaj liste është rastësore.

Plazhi La Minitas, La Romana / Republika Domenikane
Plazhet e Republikës Domenikane janë të njohura për bukurinë dhe qetësinë e tyre. I paprishur, i pandotur dhe piktoresk, padyshim që asnjë vend në Republikën Domenikane nuk do të ishte i papërshtatshëm. Mënyra e vetme se si mund të shkohet në plazhin La Minitas është të ecësh 10 minuta me makinë golfi, duke e bërë këtë një zgjedhje të përkryer për ata që preferojnë të bëjnë banjo dielli në vende relativisht të izoluara. Pavarësisht se është vend i izoluar, në afërsi të saj ka mjaft restorante, dhe për më tepër salla masazhi. Banjo dielli dhe masazh – si mund të jetë një zgjedhje e gabuar?

Plazhi i Bardhë, Ishujt Borakaj / Filipine
Më shumë se dy milje rëre e bardhë dhe e butë, që nuk nxehet asnjëherë. A mund të konsiderohet si parajsa e plazhistëve? Kjo pjesëz e vogël parajse ka qenë e paprekur për rreth 30 vjet. Në ditët e sotme ajo konsiderohet nga shumë njerëz si vendi më i mirë tropikal për pushime në botë. Këshillohet që pushimet në këtë plazh të bëhen gjatë periudhës Shtator – Qershor, kur temperaturat janë në nivel të moderuar – ka shumë pak shi dhe era e sezonit sjell një fllad të lehtë nga Lindja.

Plazhi Jugor, Majami / Florida
Plazhi Jugor është ndër plazhet më të njohura. Për të gjithë ata që preferojnë vende atraktive dhe argëtuese, ndërkohë që marrin rreze dielli, ky është vendi i përshtatshëm. Plazhi Jugor gjallërohet gjatë mbrëmjes, dhe është e sigurtë që ju do të shihni një personazh të famshëm nëse kaloni një natë atje. Nëse qetësia dhe relaksi nuk janë ajo që keni në mendje për të kaluar pushimet e verës, atëherë planifikoni një udhëtim në Majami.

Plazhi i Kuq i Santorinit, Akrotiri / Ishujt Grek
Plazhi i kuq i Santorinit është një nga vendet më piktoreske në këtë listë. E rrethuar nga shkëmbinj të lartë të kuq llave, ky plazh ka rërën më të bukur dhe unike në botë. Plazhi është i arritshëm vetëm nëse shkohet me barkë, ose zbritje në këmbë 10 minuta nga pjesa kryesore. Ishulli në tërësi është formuar nga një vullkan i fjetur – i fjetur, por jo joaktiv. Santorini është konsideruar të jetë Atlantisi i vërtetë, duke qenë se ishulli, në kuptimin e plotë të fjalës, gjatë një nate, është fundosur në det.

Plazhi Tulum, Tulum / Meksiko
Në përgjithësi Meksiko nuk ka qytete të bukura, apo plazhe të bukura. Ajo që e veçon Tulumin nga vendet e tjera, është ngjashmëria me disa nga rrënojat më mahnitëse të qytetërimit maja, në të gjithë Meksikën. Tulumi shtrihet rreth 80 milje larg Kankunit, një distancë e shkurtër për të gjithë ata që dëshirojnë të eksplorojnë Kankunin, dhe ndërkohë mjaft e largët për të gjithë ata që dëshirojnë të largohen nga turmat dhe mbipopullimi i hoteleve. Në fakt, Tulumi ende nuk është “pushtuar” tërësisht nag turistët, ndaj, ai është ende i izoluar dhe vend relaksues. Nëse jeni të interesuar pas arkeologjisë, civilizimeve antike, ose thjesht ju pëlqen të ekksplooroni, atëherë Tulumi është kombinimi perfekt i diellit dhe aventurës.

Plazhi Kampi i Nudistëve, Vrboska / Ishulli Hvar, Kroaci
Nëse ju nuk ju pëlqejnë vendet dhe plazhet e zhurmshme, atëherë provoni plazhin natyror të Vrboskës. I rrethuar nga vreshta, pisha dhe pemë ulliri, ky liman i vogël është një palzh i bukur dhe mahnitës për të gjithë plazhistët nudistë. Plazhi ka një sërë shkëmbinj në sipërfaqe të saj, që ofrojnë një vend të izoluar për të gjithë ata që preferojnë privatësinë. Nëse eksperienca tërësisht natyrale është ajo që ju preferoni, ky është vendi ideal – në afërsi të plazhit është një kamp ku pushuesit mund të gjejnë të gjitha shërbimet si restorant, dyqan dhe stacion gazi.

Gjiri Hanalej, Kauai / Hauaj
Në vendet që ju preferoni për eksperiencat verore në plazh janë ato piktoreske, atëherë gjiri Hanalej, është një nga ato që duhet vizituar. Një gjysëm rreth pothuajse perfekt me rërë të bardhë, rrethohet nga disa ujëvara dhe male të mahnitshme, që depërtojnë mes reve. Në momentin që ky vend popullohet, sidomos gjatë dimrit kur bëhet vendi perfekt për të bërë sërf, dhe është një ndër peisazhet më të bukura që mund të vështrohet, krahasuar me të gjitha vendet e tjera bregdetare.

Ishulli Okrakok / Karolina e Veriut
Nëse vendet e izoluara dhe private janë kriteret që vendosni kur kërkoni se ku do të bëni plazh, atëherë nuk është e nevojshme të kërkoni më. Në këtë vend të çmuar mund të shkohet vetëm nëse përdoret barkë, aeroplan privat apo traget. I konsideruar si një nga plazhet “më të egra” në botë, ai ka rërën më të pastër që mund të gjendet në çdo plazh të botës. Relaksohuni dhe shijoni rrezet e diellit.

Plazhi Ipanema, Rio de Zhanero / Brazil
Ipanema është bërë i famshëm në vitet ’70 kur për herë të parë femrat filluan të dilnin në këtë bregun e këtij plazhi me tanga. Kjo atmosferë lirie është ende e gjallë dhe mjaft e përhapur në Rio de Zhanero. Ai është një qytet i mbushur me jetë, dhe është shumë më shumë tolerat kur bëhet fjalë për lirinë e vetëshprehjes – në të gjitha kuptimet – në plazh ose jashtë tij. Banjo e diellit topless është diçka mjaft e zakonshme tangat janë ende veshje e preferuar e femrave. Nëse dëshironi të vini në dukje format tuaja trupore, Rio është vendi i duhur për ta bërë këtë.

Plazhet Santa Kruz, Santa Kruz / Kaliforni
Santa Kruz është vendi klasik i banjo diellit në Kaliforni. Me një gjatësi bregdetare prej 30 miljesh ku mund të zgjidhni destinacionin tuaj, sigurisht që Santa Kruz është me siguri një nga plazhet që ja vlen të vizitohet. Nëse ju pëlqen sërfi dhe dallgët e mëdha, ose thjesht ju pëlqen t’i shikoni ato, atëherë Stimer Lejn është plazhi i duhur për ju. Nëse ju pëlqen privatësia dhe romanca, atëherë zgjidhni të merrni rreze në plazhin Siskejp. Nëse preferoni argëtimin dhe zbavitjen të kombinuar me rrezet e nxehta të diellit, atëherë plazhi Kryesor është vendi i duhur për ju. Në plazhin Kryesor është një shëtitore e vjetër dhe një park zbavitës. Santa Kruz ka diçka për të gjithë dhe është një plazh që mund t’i përshtatet stilit të çdokujt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-cilat-10-jane-plazhet-me-te-mira-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala