Ja çfarë veturash vozisin deputetët kosovarë! (FOTO)

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse e bëjmë bashkë vlerën e veturave që vozisin vetëm 9 deputetë të Kuvendit të Kosovës, shifra del 141 mijë euro.

Ekipi i Magazina.al ka hulumtuar të dhënat për këtë numër të deputetëve të partive të ndryshme politike.

Nga kjo listë, ai që ka paguar më së shumti për makinën e tij është deputeti i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili ka paguar hiç më pak se 30 mijë euro për një Audi A6.

Fatmir Limaj foto

Vetëm 5 mijë euro më pak, pra 25 mijë, i ka shpenzuar deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu-Kamishi, për një Mercedes ML si ky:

Bekim Haxhiu foto

Ndërsa bashkë-partiakja e Kamishit, Blerta Deliu, ka blerë Mini Kuper për 20 mijë euro.

Blerta Deliu foto

20 mijë euro ka paguar për Tiguanin e saj edhe Besa Gaxheri, deputete në LDK.

Besa Gaxherri foto

Lista pasohet nga Fadil Demaku i PDK-së, i cili ka paguar 15 mijë euro për një Audi A4.

Fadil Demaku foto

4 mijë më pak, pra 11 mijë euro, ka paguar Armend Zemaj i LDK-së, për një veturë të tipit Audi A4 .

Armend Zemaj foto

Për 10 mijë euro Rexhep Selimi i Vetëvendosjses, ka blerë një Volvo XC90 si kjo:

Rexhep Selimi foto

Puhije Demaku nga Vetëvendosje vozitë një Citroen Xsara, të cilën e ka paguar 5 mijë euro.

Puhije Demaku foto

5 mijë euro i ka kushtuar vetura edhe Agim Çekut të PDK-së, i cili vozitë një VW Golf 3.

Agim Ceku foto

Kjo s’do të thotë që deputëtet tjerë kanë vetura më të lira. Por kësaj radhe kemi zgjedhur vetëm këta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-cfare-veturash-vozisin-deputetet-kosovare-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala