Ja çfarë thotë Grabovci për iniciativën e Osmanit dhe Dedës

Ata këtë plan pretendojnë t’ua dorëzojnë liderëve të partive politike, Hashim Thaçit, Isa Mustafës, Ramush Haradinajt, Visar Ymerit dhe Fatmir Limajt, që ta nënshkruajnë dhe t’i japin fund krizës dhe bllokadës politike në vend.
Lidhur me këtë marrëveshje kanë reaguar partitë politike në vend. Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk mund të flasë një herë për këtë marrëveshje, e cila parasheh daljen nga kriza institucionale.
“Sinqerisht, nuk e kam parë propozimin e tyre, prandaj nuk mund të them asgjë”, ka thënë për gazetën “Zëri”, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci.
Ndryshe, në këtë marrëveshje, e cila ka pesë pika, parashihet që Kuvendi i Kosovës ta themelojë një komision hetimor të udhëhequr nga opozita për ta shqyrtuar Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.
Në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe aty thuhet se Kuvendi i Kosovës do t’i zgjedhë dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese me qëllim që vendimi i saj për kushtetutshmërinë e parimeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe të bëhet me Gjykatë Kushtetuese të kompletuar.