Ja çfarë thotë Glauk Konjufca për “agjentin” e kapur

Autori:Avdyl Pajaziti

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk kanë mundur ta identifikojnë personin që është dyshuar se ka qenë agjend dhe ka tentuar të vendos mjete përgjuese në zyrat e kësaj partie.

“Ne nuk kemi mundur ta identifikojmë. Policia ka dalë me deklaratën e tyre ne kemi dalë mbrëmë me deklaratën tonë dhe nuk kamë se çfarë t’i shtojë”, ka thënë Konjufca, transmeton Indeksonline.

Konjufca po ashtu ka thënë se “Zajednica” do t’i ketë në kontroll Minierat e Trepçës, Minierat e Artanës, Minierat e Kishnicës, Burimet minerale të Kllokotit, Brezovicën.

“Zajednica e minon Kosovën. Kjo hartë është përpiluar nga ekspertët e VV-së pas analizës së marrëveshjes. E kam të shtypur platformën e Serbisë ku njëra prej qëllimeve te Serbisë kur ka hy në negociata me Kosovën ka qenë krijimi i një bashkësie të komunave serbe brenda Kosovës”, ka thënë Ymeri gjatë një konference për media, raporton Indeksonline. 
Sipas Konjufcës janë 14 elemente që e bëjnë autonom ‘zajednicën’ brenda Kosovës.

“1. Territori i definuar; 2. Ka kuvendin e vet; 3. Qeverinë e vet; 4. Financimin e pavarur; 5. Gjyqësia e shkëputur 6. Policia autonome- kanë të drejtë ta kenë kryekomandantin me baza etnike. Ne mendojmë se një polici e tillë mund të krijojë tensione etnike; 7. Energjia; 8. Telekomunikacioni i pavarur; 9. Kompetencat e plota në arsim nga arsimi fillor deri te ai i lartë; 10. Kompetencat e plota në qdo nivel të shëndetësisë; 11. Masat e plota të zhvillimit të Zajednicës; 12. Planifikimi urban dhe rural; 13. Kthimi i serbëve ku dëshiron Zajednica, ky është problem politik që do të mund të ndodhte konolizimi i Kosovës; 14. Përfaqësimi i jashtëm”

Sipas Ymerit Asociacioni do t’i ketë mbi 2 mijë kilometra katrorë.

“Numri i madh hektarëve do të thotë se kemi tendencë të kontrollimit më të madh të tokave të Kosovës. Është e papranueshme deklarata e Qeverisë kur po thonë se Zajednica do të jete një institucion këshillëdhënës, Zajednica do të jetë një institucion me kompetenca të plota. Duke ju referuar kësaj që thash dhe dëmit që po i bëhet Kosovës kemi vendosur që të mos lejojmë zhvillimin e seancave të Kuvendit. Ne mendojmë të mos kemi takime me zyrtarë të lartë të qeverisë me qëllimin që ata të na bindin se Zajednica është mirë”, ka Konjufca.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-cfare-thote-glauk-konjufca-per-agjentin-e-kapur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala