Ja çfarë tha pasi u liru nga paraburgimi Gafur Dugoll

Autori:Zekirja Shabani

Pasi është liruar nga paraburgimi Gafur Dugolli ka treguar për trajtimin që i është bërë në burg dhe kushtet në të cilat është mbajtur, raporton Shenja.

Ai ka thënë se kushte në paraburgim kanë qenë shumë të këqija.

“Gardianët janë sjellë mirë, kushtet e burgut janë të tmerrshme as në shtallë të kafshëve nuk është më keq”, ka thënë Dugolli, raporton Shenja.

Ai është shprehur miënjohës për të gjithë ata që kontribuan në lirimin e tij.

“Falënderoj gjithë spektrin politik në Maqedoni, si ata në opozitë si ata në pozitë, gjithë secili e ka dhënë kontributin e vet sipas vendit të cilin e ka. Kisha bërë apel që shqiptarët e Maqedonisë të jenë më të bashkuar se kurrë”, ka deklaruar Dugolli./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-cfare-tha-pasi-u-liru-nga-paraburgimi-gafur-dugoll/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala