Ja çfarë përfitoi Telekomi i Serbisë në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Telekomi i Serbisë, me shumë gjasë, do të jetë operator legal në Kosovë.

Një gjë të tillë po pretendojnë se e garantuan për këtë firmë të telekomunikacionit, përfaqësuesit e Serbisë, në bisedimet e mbrëmshme me kolegët e tyre kosovarë, në Bruksel.

Kjo do të thotë se Telekomi do të mbajë, pa u penguar nga shteti i Kosovës, 23 stacione bazë dhe shtatë objekte.

Pos kësaj, muhabetet e mbrëmshme ndërmjet Isa Mustafës dhe Aleksandar Vuçiqit i garantojnë firmës serbe vazhdimin e licencës së operimit në Kosovë, të paktën deri më 2017, njofton Novosti, përcjellë Klan Kosova.

Më tepër se kaq, thirrjet nga numrat e Telekomit në Kosovë, te ata në Serbi, nuk do të llogaritet si linjë mes dy shteteve.

“Arritëm ta ruajmë pasurinë e telekomit, të fitojmë telefona fiks dhe thirrje lokale nga Mitrovica e Kosovës dhe Gracanica për Beograd me hyrjen 011, dhe anasjelltas, 038 për Prishtinë. Arritëm të marrim edhe multipleksin digjital 1 e 2 dhe kanalet tona televizive, por fatkeqësisht, kjo nuk u nënshkruar ende”, ka thënë Vuçiq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-cfare-perfitoi-telekomi-i-serbise-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala