Ja çfarë kërkojnë studentët nga Arsim Bajrami (Dokument)

Parlamenti Studentor si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” ka dërguar në Ministrinë e Arsimit disa kërkesa për përmirësim të kushteve në UP.
Gazeta Fjala sjellë të plotë kërkesën e studentëve drejtuar ministrit Arsim Bajrami.
- Rritjen e investimeve në infrastrukturën e fakulteteve në UP
PS-UP kërkon të përmirësohet infrastruktura e brendshme e fakulteteve në Universitetin e Prishtinës (ngrohja, hapësira në sallat e mësimit etj..)
-Biblioteka me literaturë të domosdoshme (në UP studentet ballafaqohen me problemin e sigurimit te literaturës bazë)
– Të pajisen fakultetet me laborator të kërkimit shkencor, ku do te mund të mbanin praktiken studentet.
- Bashkëpunim Shtet-Universitet për ofrimin e mundësive të punësimit të Studentëve.
-Garantimi i praktikës mësimore dhe programe për trajnim të studentëve në fusha të caktuara.
Ministria dhe Universiteti duhet të krijojnë mundësi përmes ndërmjetësimit me agjenci të ndryshme shoqërore e private për sigurimin e praktikes profesionale për studentët me qellim të aftësimit të tyre për tregun e punës.