Ja çfarë gjeti policia në zyrat e Vetëvendosjes

Autori:Zekirja Shabani

Policia e Kosovës ka thënë se në objektin e selisë së Vetëvendosjes, nga njësiti i Teknikës Kriminalistike të Policisë së Kosovës, është realizuar edhe këqyrja e vendit të ngjarjes, ku në cilësi të provave materiale janë konfiskuar;

2 copë gaz maska ushtarake, 1 sprej (OC) i vogël, 2 shufra metalike, 2 mjete të destinuara për gjuajtje të sferave me llastika, 4 qese me pluhur të dyshimtë, 2 qese me sfera xhami, një gaz lotsjellës, 3 radiolidhje mototrolla, 1 shishe me sasi ½ e litrës me plumba gome (26 copë), një fishekzjarr me barot, 3 boca gazi lotsjellës të zbrazëta, një qese najloni me 7 copa gaz lotsjellës, 1 qese me sfera me ngjyrë, 1 çantë me tri shishe plastike me sasi ½ litrës të mbushura me benzinë, 1 shishe plastike prej 1,5 litra me benzinë, 1 sprej i vogël OC (djegës), 1 sprej i madh OC (djegës), 2 qese me armatura të salduar (në formë iriqi) për shpim të gomave të veturave, 5 shishe në sasi prej 1,5 litra të mbushura me ngjyrë pink dhe13- copë maska të zeza (fantomka) për mbulim të fytyrës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-cfare-gjeti-policia-ne-zyrat-e-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala