Ja azilkërkuesja shqiptare që lindi katërnjakë në Gjermani

Një azilkërkuese shqiptare lindi katërnjakë në Gjermani. Mediat gjermane raportojnë se gruaja lindi tre vajza dhe një djalë me operacion cezerian në klinikën universitare në Jena.
Ata quhen Olivia, Amelia, Xhesika dhe Frederik.
Prindërit shqiptarë kishin mbërritur në korrik të këtij viti si azilantë në Gjermani.
“Shërbimi mjekësor në Shqipëri nuk është kaq i mirë”, tha Vebi Keta, babai 36-vjeçar i fëmijëve.
Gjermania mbetet vendi kampion në mbarë botën për plakjen e popullsisë, duke lënë pas edhe Japoninë.
Katërnjakët janë diçka shumë e rrallë në këtë vend.
Çdo vit në Gjermani, 12 mijë gra lindi më shumë se një fëmijë, por shumica dërrmuese janë binjakë.
Katër ekipe mjekësh po kujdesen për katërnjakët e shqiptares.