Ja aksidentet ajrore më të rënda të Evropës

Autori:Avdyl Pajaziti

Një avion Airbus A320 i kompanisë me kosto të ulët “Germanëings” është rrëzuar në Alpet e Francës, sipas zyrtarëve të aviacionit francez dhe policisë. Raportohet se avioni kishte në bord 142 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.Avioni po fluturonte nga Barcelona për në Dyseldorf kur u rrëzua në alpet francezë, pranë Digne, sipas agjencisë së lajmeve AFP. Po cilet jane disa nga aksidentet ajrorë më të rëndë te avioneve qe u perkisnin kompanive ajrore europiane?

2014: Avioni i Malaysia MH17 rrëzohet pranë Graboves në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e 298 pasagjerëve, 193 prej të cilëve holandezë. Rebelët prorusë akuzohen se kanë qëlluar dhe rrëzuar avionin duke përdorur raketa tokë-ajër.

2010: Një avion Tupolev 154 me të cilin udhëtonte presidenti polak, Lech kaczynski u rrëzua pranë aeroportit rus të Smolenskut, duke vrarë më shumë se 90 vetë që ishin në bord.

2009: Një Avion Airbus 330 i AirFrance që fluturonte nga Rio de Janeiro për në Paris rrëzohet në oqeanin Atlantik, me 228 vetë në bord. Ekipet e shpëtimit më vonë mund të gjejnë vetëm 50 trupa në oqean.

2008: Shtator – Në avion Boeing-737 përplaset teksa ulej në qytetin rus të Permit, duke sjellë vdekjen e 88 pasagjerëve dhe pjesëtarëve të ekuipazhit.

Gusht – Një avion i Spainair del nga pista në momentin e ngritjes në aeroportin Barajas të Madridit, duke shkaktuar vdekjen e 154 vetëve dhe plagosur 18 të tjerë.

2006: Gusht – Një avion rus Tupolev-154 me 170 vetë në bord rrëzohet në veri të Donetskut, në Ukrainën lindore.

Korrik – Një avion rus S7, model Airbus A-310 del nga pista gjatë ngritjes në aeroportin e Irkutskut në Siberi. 124 vetë prej atyre që ishin në bord gjejnë vdekjen, por më shumë se 50 i mbijetojnë përplasjes.

Maj – Një avion Airbus A-320 i Armavia rrëzohet në Detin e Zi pranë Sochit, duke vrarë të 113 vetët në bord.

2005: Një avion i Helios Airëays nga Qipro për në Athinë, me 121 vetë në bord, rrëzohet në veri të kryeqytetit grek pas një rënie të trysnisë në kabinë.

2003: Një avion i Turkish Airlines me 76 pasagjerë dhe pjesëtarë ekuipazhi rrëzohet teksa ulej në Diabarkir.

2002: 71 vetë, shumë prej tyre fëmijë, gjejnë vdekjen kur një Tupolev-154 rus, në një udhëtim shkollor nga Spanja përplaset me një Boeing 757 mbi jugun e Gjermanisë.

2001: 84 tetor – Një avion i Scandinavian Airlines System përplaset me një avion të vogël në mesin e një mjergulle të fortë në aeroportin Linate të MIlanos, duke vrarë 118 vetë.

4 tetor – Një Tupolev-154 i Sibir Airlines që udhëtonte nga Tel Avivi për në Novosibirsk në Siberi shpërthen në ajër dhe rrëzohet në Detin e Zi, duke vrarë 78 pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit.

3 korrik – Një Tupolev 154 rrugës nga Jekaterinburgu në malet Urale në drejtim të portit rus të Vladivostokut rrëzohet pranë qytetit siberian të Irkutskut, duke sjellë vdekjen e 133 pasagjerëve dhe 10 pjesëtarëve të ekuipazhit.

25 korrik – Air France Concorde, rrugës për në Nju Jork rrëzohet mbi një hotel pranë Parisit pak minuta pas ngritjes. 113 vetë gjetën vdekjen, bashkë me 4 vetë në tokë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ja-aksidentet-ajrore-me-te-rende-ne-evropes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala