Ja 15 shtetet që na kanë njohur, që sot nuk mbështetën Kosovën në UNESCO

Kosovës sot i duheshin vetëm edhe tri vota më shumë që të anëtarësohej në UNESCO dhe mungesa e tyre bëri që Kosova të mbetet pa u bërë anëtare e kësaj organizate të paktën edhe dy vite të tjera. Në anën tjetër, 15 shtete që e kanë njohur shtetin e Kosovës, sot nuk e përkrahën. Një pjesë votoi kundër, një pjesë abstenoi, e pjesa tjetër zgjodhi të mos jetë fare e pranishme në sallë.
Në mungesë të tri votave, Kosova mbeti edhe të paktën dy vite larg UNESCO-s.
Në votimin e sotëm 15 shtete që e kanë njohur Kosovën, nuk e përkrahën që të anëtarësohej në këtë organizatë.
Kolumbia, Antigua dhe Barbuda, Burundi, Unioni i Komoreve, Egjipti, Japonia, Polonia, Guinea Bisau, Mauritania, Mikronezia, Peru, Koreja e Jugut, Sau Tome dhe Principe, Sëalizandi dhe Uganda, të cilat kohë më parë i kanë dorëzuar kredencialet dhe e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur, sot ose votuan kundër, ose abstenuan, ose zgjodhën të dalin jashtë sallës.
Por çka i shtyu këto 15 shtete njohëse, të mos votojnë PËR Kosovën në UNESCO?
Këtë çështje e ka shtruar edhe avokati Kujtim Kerveshi, i cili ka pyetur se çka i shtyu shtetet njohëse të mos votojnë PËR.
“Debati ka filluar te devijoj: ceshtja eshte se na duheshin 3 vota me shume, atehere pse nuk pyesni cka e shtyri Japonine dhe Polonine te abstenoj? Shtete keto qe kane njohur pavarsine!”, ka shkruar në facebook, Kujtim Kerveshi, jurist.