Izraeli shqyrton mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy, me të cilin bisedoi për situatën në rajon dhe në veçanti zhvillimet në Kosovë.

Veseli diskutoi me ambasadorin Levy për zhvillimet në Kuvend, rreth angazhimit të Republikës së Kosovës në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se Kosova është burim i paqes dhe sigurisë në rajon, e gatshme për bashkëpunim ekonomik dhe promovuese e vlerave demokratike në procesin integrues euro-atlantik.

Ambasadori Levy theksoi se Kosova ka bërë hapa të vlershëm në procesin e integrimeve, duke nënshkruar MSA-në, duke thelluar fqinjësinë e mirë dhe përkrahur sigurinë globale, thuhet në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se Kosova dhe Izraeli kanë mundësi të thellojnë dhe zgjerojnë bashkëpunimin në ekonomi, arsim, kulturë dhe sferat tjera me interes për të dyja vendet.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/izraeli-shqyrton-mundesite-e-bashkepunimit-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala