Ivanoviqit i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Mitrovicë sot ka marrë vendim që liderit të Iniciativës qytetare SDP (Srbija, Demokracija, Pravda – Serbia, Demokracia, Drejtësia ) Oliver Ivanoviq t’i zgjatet paraburgimi edhe për dy muaj.
Oliver Ivanoviq akuzohet nga EULEX për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në vitin 199 dhe në vitin 2000.
Bashkë me Ivanoviqin akuzohet edhe koloneli i policisë së MPB-së së Serbisë Dragolub Delibashiq, transmeton koha.net.
Gjykata hodhi poshtë mocionet për ndërprerjen e paraburgimit të paraqitura nga avokati mbrojtës i të pandehurve dhe i ka zgjatur masat e tha edhe për dy muaj, përkatësisht deri më 6 tetor 2015.